Mirë se vini

Motoja

Kolegji Evropian “JURIDICA” është institucion i arsimit universitar në Republikën e Kosovës që ofron programe akademike të studimeve nga fusha juridike dhe fusha e politikave publike dhe menaxhimit me drejtime – specializime bashkëkohore, me staf akademik të kualifikuar me eksperiencë jo vetëm në nivel nacional por edhe ndërkombëtar.

…… 

 

Trajnime

Kolegji Evropian ‘’Juridica’’, me qëllim të avancimit të njohurive të nxënësve të shkollave të mesme (maturantëve) dhe orientimit të tyre në karrierë, organizon trajnime në programet dhe modulet si vijojnë më poshtë:

•   JURIDIK
Nga kjo fushë përfshihen modulet:
1. Edukimi ligjor dhe të drejtat e njeriut;
2. Avokatura;
3. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial;
4. Noteria.
5. Integrimet evropiane dhe e drejta ndërkombëtare.

•   KRIMINALISTIKË DHE SIGURI
Nga kjo fushë përfshihen modulet:
1. Kriminalistikë;
2. Detektiv dhe investigim i krimit;
3. Rendi publik dhe siguria;
4. Krimet ekonomike dhe antikorrupsioni;
5. Krimi i organizuar.

•   POLITIKA PUBLIKE DHE MENAXHMENT
Nga kjo fushë përfshihen modulet:
1. Politika Sociale;
2. Psikologji dhe sociologji
3. Menaxhim publik;
4. Menaxhim i emergjencave dhe ambientit;
5. Lidership dhe politika qeveritare.

•   ORIENTIMI NË KARRIERË
Nga kjo fushë përfshihen modulet:
1. Të folurit e bukur;
2. Edukimi arsimor;
3. Të shkruarit e letrës motivuese dhe CV-së;
4. Prezantimet publike;
5. Të shkruarit e drejtë dhe bukur.

•   GJUHË TË HUAJA DHE INFORMATIKË
Nga kjo fushë përfshihen modulet:
1. Gjuhë angleze;
2. Gjuhë gjermane;
3. Informatikë;
4. Hulumtimi në internet.

Për të ndjekur trajnimet nxënësit duhet të paraqiten në emailin trajnimet@kolegji-juridica.org. Afati i fundit për regjistrim është data 01.05.2015

TRAJNIMET ORGANIZOHEN VETËM PËR MATURANTËT DHE JANË PA PAGESË.

Vendi i mbajtjes së trajnimeve është në selinë e Kolegjin Evropian “Juridica” në Prishtinë, në rrugën “Nazim Gafurri”, nr 52 (rruga për Gërmi, përball Agjencionit Kundër Korrupsionit).

Trajnimet do të mbahen nga Profesorët më eminent të Kolegjit Evropian “Juridica” si dhe ekspertët më të shquar vendor dhe ndërkombëtarë të angazhuar veçanërisht për këto trajnime.

Për më shumë informata kontakto në e-mailin: trajnimet@kolegji-juridica.org apo në numrin 049/511-111 ose 038 517 347 (nga ora: 09 – 19).

Këtu mund të shkarkoni aplikacionin për trajnime