Home » APLIKIMI DHE REGJISTRIMI

APLIKIMI DHE REGJISTRIMI

Kolegji Evropian “JURIDICA” do të pranojë një numër të kufizuar studentësh për çdo program, duke synuar cilësinë sa më të lartë të përgatitjes së tyre profesionale e shkencore.
Kandidatët, të cilët dëshirojnë të regjistrojnë studimet në Kolegjin Evropian “JURIDICA”, duhet të plotësojnë kritetet e mëposhtme:

  • Të kenë të kryer shkollën e mesme, të cilën e dëshmojnë me diplomë origjinale sipas ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës;
  • Të kenë të kryer testin e maturës shtetërore.

Të drejtën e pranimit në studime në Kolegjin Evropian “JURIDICA” e kanë edhe personat që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në legjislacionin pozitiv të Republikës së Kosovës.
Afatet e regjistrimit: korrik – gusht (afati i parë) dhe gusht-shtator (afati i dytë).