Home » Fakultetet dhe Drejtimet (Bachelor) » – Fakulteti i Politikave Publike dhe Menaxhimit

– Fakulteti i Politikave Publike dhe Menaxhimit

Fakulteti i Politikave Publike dhe Menaxhimit

I AKREDITUAR

DSC

- Prof. as. Dr. Nexhat Balaj – Udhëheqës i Fakultetit për Politika Publike dhe Menaxhim.

Numri është i kufizuar.

- Bazuar nga nevojat që ka Republika e Kosovës për specialistë në fushën e politikave publike dhe menaxhimit në përputhje edhe me nevojat e tregut të punës, Fakulteti i Politikave Publike dhe Menaxhimit, ka si qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve të lartë në fushën e politikave publike dhe menaxhimit në kuadrin e zbatimit të ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit juridik e bashkëkohor jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

- Fakulteti i Politikave Publike dhe Menaxhimit i ka vënë qëllim vetes që të materializohet në disa nga aspektet më të rëndësishme të tij. Kështu është synuar që kurrikulat dhe programet e studimit të këtij fakulteti të jenë jo vetëm në përputhje me kërkesat dhe standardet e paraqitura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Karta e Bolonjës, por duke marrë parasysh gjithashtu nevojat në rritje të tregut të punës, sidomos perfeksionimin e vazhdueshëm të tij.

- Fakulteti i Politikave Publike dhe Menaxhimit i Kolegjit Evropian “Juridica” ka një program studimi të nivelit të parë, të organizuar në tri vite studimi me 180 kredite. Ky program studimi është ndërtuar nga lëndët obligative dhe zgjedhore, që të realizojë formimin bazë profesional në fushën e politikave publike dhe menaxhmentit me specializime të veçanta dhe bashkëkohore në këto drejtime-specializime:

- Menaxhimi publik,

- Menaxhimi i sektorit të sigurisë dhe sektorit korrektues,

- Menaxhimi i emergjencave dhe ambientit,

- Politikat sociale.

Pas përfundimit të këtij cikli, të parë të studimeve, fakulteti lëshon:”Diplomë BACHELOR në POLITIKAT PUBLIKE DHE MENAXHIMIT” në drejtimin-specializimin përkatës.

- Cikli i studimit krijon mundësi për t’u punësuar ose për të vazhduar kualifikim të mëtejshëm në shkolla dhe institucione të tjera të arsimit të lartë. Gjithashtu, me anë të këtij cikli studimi, studentit i jepet mundësia të vazhdojë formimin e tij të mëtejshëm, në shkallë të tjera, master si dhe specializime profesionale.