Home » Rreth nesh » – Dekani

– Dekani

Prof. As. Dr. Agron Beka u lind në Vushtrri, Republika e Kosoves. Shkollën fillore dhe të mesme – drejtimi juridik e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Për suksesin e treguar gjatë studimeve, ishte bursist i Universitetit të Prishtinës. Ka magjistruar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me sukses të dalluar, me temën: “Format dhe shkaqet e abuzimeve me paluajtshmëri në Kosovë gjatë periudhës kohore 1992 – 2004”. Ka doktoruar në Universitetin Publik të Shkupit dhe ka marrë titullin doktor i shkencave juridike (Dr.sc).

        • Nga viti 1992 deri me 1993 punoi në avokaturë.
        • Nga viti 1993 e tutje është ekspert ligjor dhe pronar i Kompanisë Konsulente “IMMOBILIA”, me seli në Prishtinë.
        • Gjatë viteve 1997-2001 ishte ekspert ligjor në Revistat për paluajtshmëri “Tregu” dhe “Oferta” në Prishtinë (Rubrika “Juristi ju përgjigjet”).
        • Në vitin 1999 ishte këshilltar profesional në Organizatën humanitare italiane “Ai.Bi” nga Italia, përfaqësia në Prishtinë.
        • Në vitin 2000 ishte kryetar i Shoqatës për Ndihmë Juridike dhe Demokratizimin e Sistemit Juridik të Kosovës.
        • Në vitin 2001 ishte kryetar i Shoqatës së Agjencioneve dhe Agjenteve për Paluajtshmeri të Kosovës.
        • Gjate viteve 2004-2005 ishte ekspert ligjor – profesional për disa banka komerciale në Kosovë.
        • Në vitin 2007 ishte ekspert ligjor në Zyrën për Konsulencë “Beka Law” në Prishtinë.
        • Është ekspert i Vlerësimit te Pronave te Paluajtshme në Shoqatën e Vlerësuesve te Pronave te Paluajtshme dhe Aseteve të Kosovës.
        • Nga viti 2007 e tutje ka qenë ligjërues universitar në Kolegjin Universitar “Dardania” – Fakulteti Juridik në Prishtinë dhe në Kolegjin Universitar “Biznesi” – Fakulteti Juridik në Prishtinë.
        • Në vitin 2009 ishte ekspert ligjor në Zyrën për Konsulencë “Beka -Partners” në Prishtinë.
        • Nga viti 2008 – 2009 ishte Konsulent Juridik – Ligjor në Agjencionin Kadastral te Kosovës dhe mbikëqyrës ligjor i të gjitha  Zyrave Komunale Kadastrale, i përzgjedhur nga Banka Botërore.
        • Nga viti 2009 ishte Trajnues ne Institutin Gjyqësor të Kosovës.
        • Më 2009 është emëruar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës si Anëtar i Komisionit për Provim të Noterisë.
        • Në vitin 2010 ka qenë ekspert ligjor në Kuvendin e Republikës së Kosovës – Komisionet Parlamentare për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe Komisionin për Pushtet Lokal.
        • Nga viti 2011 është ligjërues në Kolegjin Evropian “JURIDICA”, me seli në Prishtinë.
        • Nga viti 2011 është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të së Drejtës Penale – AIDP /IAPL (Paris/Francë).
        • Në vitin 2011 ka themeluar Institucionin për Studime Universitare – Kolegjin Evropian  “JURIDICA”, me seli në Prishtine, e cila ka katër fakultete:

1. FAKULTETI I KRIMINALISTIKËS DHE SIGURISË, me  drejtimet:

  • Detektiv dhe investigim i krimit;
  • Krime Ekonomike dhe Antikorrupsion;
  • Rendi Publik dhe Siguria.

2. FAKULTETI JURIDIK, me  drejtimet:

  • E drejta Komerciale dhe Biznesore;
  • Pronësia dhe Patundshmëria;
  • Kriminologji dhe Penologji;
  • E Drejta Evropiane dhe Integrimet.

3. FAKULTETI I POLITIKAVE  PUBLIKE DHE MENAXHIMIT, me drejtimet:

  • Menaxhimi Publik;
  • Menaxhimi i Sektorit të Sigurisë dhe Sektorit Korrektues;
  • Menaxhimi i Emergjencave dhe i Ambientit;
  • Politikat Sociale.

4. STUDIMET MASTER NË POLITIKA PUBLIKE DHE MENAXHMENT me drejtimet:

  • Menaxhimi i Sigurisë
  • Politika Publike
  • Menaxhimi Publik

Si ekspert ka ofruar shërbime ligjore dhe profesionale për:

      • Institucionet bankiere në Kosovë;
      • Bankën Botërore;
      • Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH);
      • Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Zyret Komunale Kadastrale në Kosovë;
      • Ndërmarrjet Publike në Kosovë;
      • Ministri  të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
      • Institucione Gjyqësore të Kosovës;
      • Komuna të Kosovës;
      • Drejtorinë për Çështje Pronësore dhe Banesore (HPD);
      • Agjensionin Kosovarë të Privatizimit;
      • Kompanitë Konsulente te huaja dhe vendore;
      • Kompani Juridike te huaja;
      • Kompani të Sigurimeve të Pasurisë dhe Personave;
      • Kompani të ndryshme vendore dhe të huaja, etj.

Shkrimet e para i botoi që nga viti 1988 në gazetat: “Rilindja”, “Bujku”, “Bota e re”, “Tregu”, “Oferta”, etj. Deri më tani ka botuar: libra, punime shkencore, shkrime profesionale, si:

      • “Njeriu si subjekt i së drejtës ndërkombëtare” (Punim-Fejton, ”Rilindja”, 1990);
      • “Dënimi me vdekje në të drejtën penale” (Punim-Fejton, “Bota e re”, 1990);
      • “Fillimi i luftës dhe e drejta për paqe” (Shkrim profesional, “Rilindja-Bujku”, 1991);
      • “Viktimologjia kosovare” (Shkrim profesional, “Bota e re”, 1991);
      • “Dënimi me vdekje sipas Kuranit” (Punim në Revistën “Dituria islame”, Prishtine, 1995);
      • “Qarkullimi i pronave të paluajtshme në Kosovë” (Shkrim profesional, 1997);
      • “Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronave të paluajtshme si formë e kriminalitetit ekonomik”, (Punim kërkimor – shkencor), 2005;
      • Librin me titull: “Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme në Kosovë”, Prishtinë, 2007;
      • “Disa veçori të abuzimeve në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme”, Prishtine, 2008 (Punim);
      • “Dënimi me vdekje sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit”, Prishtinë, 2009 (Punim);
      • Librin: “Noteria dhe Kadastra në Kosovë”, Prishtinë, 2009;
      • “Noteria në Republikën e Kosovës”, Prishtinë, 2009 (Punim);
      • “Abuzimet me të drejtën e pronësisë në lëmin e qarkullimit të pronave të paluajtshme në Kosovë” (Punim në Konferencën Ndërkombëtare, me titull: “Legjislacioni  pronësoro juridik dhe reforma e tij”, organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, 2010), etj.
      • “Vrasjet, Krimi i organizuar, Terrorizmi”, bashkautorë me Prof dr. Vesel Latifin, Prishtinë 2013.

- Në cilësin e ekspertit ligjor ka qenë pjesëmarrës i disa debateve publike të organizuara nga mjetet publike informative në Kosovë (TV dhe radio) dhe ka kontribuar në mëse 60 shkrime të ndryshme nga sfera profesionale në revistat dhe gazetat e ndryshme në Kosovë.

- Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Provim të Noterisë i emëruar nga Ministri i Drejtësisë të Republikës së Kosovës ka qenë në vizita studimore në Zvicër, Turqi etj.;

- Ka qenë panelist dhe pjesëmarrës i disa Konferencave shkencore, të organizuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar,  si:

- Konferencën Ndërkombëtare, me temën: “Legjislacioni  pronësoro juridik dhe reforma e tij”, organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, 2010;

- Konferencën Ndërkombëtare “Mbrojtja juridiko – penale e dinjitetit njerëzor në epokën e globalizimit”, të organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Sapienza” të Romës dhe AIDP-es, 2010;

- “Procesi i privatizimit dhe e ardhmja e këtij procesi në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, 2008;

-  “Zotimet nga konferenca  e donatorëve për Kosovën”, organizuar nga ProCreditBank, 2008, etj.

  Nga viti 2003 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe deri më tani ka botuar 3 libra me aforizma autoriale:

      • “Mozaik aforizmash-1”, 1994, Prishtinë;
      • “Mozaik aforizmash-2”, 2001, Prishtinë;
      • “Dhuratë për njerëzimin”, 2008, Prishtinë (Botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës).
      • P.S.: Në përfundim  e sipër ka edhe një libër me përmbajtje juridike – profesionale  dhe është në fazën e ribotimit të librit me aforizma autoriale (me plotësime), me titull:” “Dhuratë për njerëzimin”, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Agron Beka  jeton dhe punon në Prishtinë.